13:17 / E Martë, 02 Janar 2024 / LB

Drita nis ndryshimet në skuadër, në ditën e dytë të vitit

Drita ka nisur ndryshimet në skuadër që në start të vitit të ri. Skuadra gjilanase ka larguar mbrojtësin Agyare.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Benjamin Agyare.

Klubi jonë e falënderon Benjamin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës” thuhet në njoftimin e Dritës.

Skuadra që drejtohet nga Zekirja Ramadani pritet të zyrtarizoi shpejt dy blerje të reja në synimet për rikthimin e titullit./Indeksonline/