21:18 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Drita realizon premtimin e sezonit të kaluar – ”pasuron” futbollistët kampion

Drita regjistroi suksese të jashtëzakonshme sezonin e kaluar – duke e fituar Superligën e Kosovës dhe Superkupën.

Me këto tituj, kryesia e klubit gjilanas u kishte premtuar futbollistëve premi të jashtëzakonshme.

Konkretisht, çdo futbollisti i ishte premtuar premia prej 8 mijë eurosh për këtë sukses, transmeton IndeksOnline.

Image result for drita kampion

E natyrisht se kjo premi e premtuar, tani e realizuar, ka thyer çdo rekord të deritashëm në futbollin kosovar.

Tani Sheshi merr vesh se Drita ua ka transferuar këtë shumë parash futbollistëve në kontot e tyre.

Përndryshe, Drita u shpallë kampion i Kosovës për herë të parë në histori sezonin e kaluar me 67 pikë pas 33 ndeshjeve./IndeksOnline/

Temat: