15:26 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Drita vazhdon ecurinë e fitoreve, Liria dhe Ferizaj ndahen në paqe

Drita ka vazhduar me ecurinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Gjilani arriti ta regjistrojë fitore me rezultat minimal, 1-0 përballë Flamurtarit në kryeqytet.

Golin e vetëm dhe të fitores për kampionin aktual e shënoi Endrit Kraniqi në minutën e 25-të të takimit, transmeton IndeksOnline.

Me këtë fitore, Drita përforcon vendin e katërt me 22 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e pestë me 19 pikë.

Nga ana tjetër, ndeshja e zhvilluar mes Lirisë dhe Ferizajt ka përfunduar baras.

Në ”Përparim Thaçi”, Liria nuk arriti që ta mposhtë Ferizajn.

Image may contain: one or more people, stadium and outdoor

Pas 13 ndeshjeve, Liria mbetet në vendin e 11-të me 10 pikë, ndërsa Ferizaj në vendin e dhjetë me 11 pikë./IndeksOnline/