17:32 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Drita zyrtarizon futbollistin brazilian

Drita ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit brazilian, Ricarso Verza De Souza.

21 vjeçari do të jetë pjesë e Kampionëve të Superligës për një vit si formë huazimi nga skuadra braziliane, Goias.

Ai është qendërsulmues dhe ka zhvilluar vetëm një ndeshje me klubin e mëpërshaëm.

Ky është njoftimi i Dritës:

Nga sot zyrtarisht pjesë e klubit tonë do të jetë lojtari nga Brazili Ricardo Verza De Souza.

Verza është lojtar qendër-sulmues.

Tek ne qëndron një (1) vit në formë huazimi nga skuadra braziliane Goias EC në Serie B.

Tani klubi ynë është më kompletuar dhe i gatshëm për këtë kampionat shumë të fortë dhe me kundërshtarë mirë të përforcuar!

Ne do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë në vazhdimësi lojën tonë.

Temat: