Driton Kuka kërkon përkrahje nga Komunat
Trajneri i xhudistës Majlinda Kelmendi, Driton Kuka ka kërkuar nga Kryetarët e Komunave që të investojnë më shumë në klubet e tyre.
Ai përmes një postimi në Facebook ka përkrahur kërkesën e KOK-ut drejtuar komunave, shkruan indeksonline.
Ky është postimi i Driton Kukës në Facebook:
Me shpresë që dikush po fillon të merret me klubet!
Më se 10 vite duke trumbetuar këtë problem!!!
Problemi ma i madh i sportit qysh pas çlirimit është përkrahja e vogël simbolike e klubeve nga Komunat!
Ma në fund Komiteti Olimpik i Kosovës ngriti këtë çështje në nivel alarmues para disa ditësh ndërsa sot edhe Ministri Kujtim Gashi i dha përkrahje fuqishëm kësaj inciative!
Komunat me Kryetar të rinj financoni klubet e jepjuni rastin fëmijëve tanë të merren me sport që promovon edukim e shëndet!