23:29 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kuka i zhgënjyer me biznismenët dhe politikanët kosovarë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, e ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj politikanëve dhe botës së biznesit në Kosovë.

“Sonte po them diçka që nuk kam thënë kurrë. Pas suksesit të Majlindës në Rio, kemi takuar qindra njerëz që nga emocionet nuk i kanë ndalur as fshehur lotët. Shpeshherë e pyes veten, a është e mundur që vetëm bota e biznesit në Kosovë të mos i jetë gëzuar suksesit të Majlindës? Si është e mundur që para Olimpiadës Majlinda i ka pasur katër sponsorë, ndërsa tani vetëm një? Të mos flasim për xhudistët tjerë, të cilët po mos të ishin bursat dhe kategorizimi nga Komiteti Olimpik, do të detyroheshin të heqin dorë nga xhudo”, ka thënë Kuka.

Ai, po ashtu ka vërejtje edhe për politikanët kosovarë. “Është e qartë se ata e përmendin me mburrje emrin e Majlindës në qarqet diplomatike, por sa janë duke punuar në përmirësimin e kushteve”, ka pyetur Kuka.

Temat: