09:57 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Driton Kuka fton ministrin e sportit në Pejë: Eja të bisedojmë, ende nuk ka investime për Xhudon

Sporti i Xhudos është më i suksesshmi në Kosovë. Medaljet të arta, të bronzta dhe të argjendta po vijnë nga ky sport.

Së fundmi, xhudo sjelli pesë medalje nga Lojërat Mesdhetare “Tarrango 2018” , shkruan IndeksOnline.

Driton Kuka, trajneri i njohur përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashin për të biseduar rreth infrastrukturës dhe investimeve në sportin e Xhudos.

“Qendra Nacionale e Xhudos që dy vite vetëm në letër. Po presim që Ministri Gashi të vij në Pejë dhe të sqarohet ky problem, sepse sporti me medalje të artë Olimpike në shtetin e Kosovës s’ka asnjë investim në infrastrukturë deri sot”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.

Ai po ashtu ka lavdëruar xhudisten nga Shqipëria, Luiza Gega, e cila doli e para dhe fitoi medaljen e artë në “Tarragona”.