11:20 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për një çmim në “American Music Awards”

Dua Lipa dhe Bebe Rexha po vazhdojnë te kenë suksese të mëdha në karrierën e tyre artistike. Përveç këngëve dhe koncerteve, ato po marrin pjesë në shumë festivale dhe show të mëdha, transmeton Indeksonline.

 

 

Së fundmi Dua dhe Bebe janë nominuar në show e madh të muzikës “American Music Awards”. Dua është nominuar për çmimin “Artisja e re e vitit”.

Në garë për këtë çmim janë edhe artistë tjerë të famshëm si Cardi B, Camila Cabello, Khalid dhe reperi i ndjerë XXXTentacion.

Kurse Bebe është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë Country” me këngën ‘Meant to Be’, ku për kundërshtar ka këngën ‘Heaven’ të Kane Brown dhe ‘Tequila’ nga Dan dhe Shay.

 

“American Music Awards” do të mbahet me 9 tetor në Los Angeles./Indeksonline/