22:44 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa dhe Bebe Rexha shkëlqejnë përkrah njëra-tjetrës, së bashku në eventin e njohur

Shqiptarët kanë për çfarë të krenohen, një nga arsyet janë edhe dy këngëtaret me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dy emrat e njohur të muzikës janë bërë bashkë në eventin e njohur ‘NRJ Music Awards’, i cili po mbahet në Paris, shkruan Indeksonline.

Në një foto të publikuar nga Bebe Rexha, vajzat tona kanë shkëlqyer në tapetin e kuq.

Dua dhe Bebe njihen për raportet e mira me njëra-tjetrën, pasi ato edhe më parë janë parë së bashku./Indeksonline/