18:38 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa në tapetin e kuq, e merr vëmendjen në “Brit Awards” (Video)

Eventi prestigjioz i muzikës Brit Awards ka nisur ne Londër.

Tashmë artistët kanë filluar të hyjnë përmes tapetit të kuq, në sallën ku edhe do mbahet ky eveniment i cili është më i madhi në Britaninë e Madhe.

Në këtë eveniment ku po marrin pjesë shumë këngëtarë të njohur, është e pranishme edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, shkruan Indeksonline.

Ajo është edhe njëra nga këngëtarët më të nominuara në këtë mbrëmje.

Përderisa kaloi në tapetin e kuq, ajo edhe mori vëmendjen e “Brit Awards”, me fustanin e saj rosë./Indeksonline/