16:40 / E Enjte, 22 Tetor 2020

Dua Lipa nominohet në katër kategori në ndarjen e çmimeve prestigjioze

Artistja shqiptare, Dua Lipa është nominuar në eventin e ndarjes së çmimeve “LOS40 Music Awards”.

25 vjeçarja  është nominuar në katër kategori “Best Artist”, “Best Album”, “Best Song” dhe “Best Video.

Për këtë e lumtur është shprehur edhe vet këngëtarja e cila lajmin e ka ndarë me adhuruesit në Instagram.

“Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategori në LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua.

Ndryshe, Dua ka filluar punën për projekte të reja, që pritet të lansohen së shpejti./Indeksonline/