Dua Lipa uron 28 Nëntorin: Krenare që jam shqiptare

Dua Lipa edhe një herë me shumë krenari ka treguar prejardhjen e saj.
Këngëtarja kosovare me famë botërore nuk ka lënë anash urimin për Pavarësinë e Shqipërisë, shkruan Indeksonline.
25 vjeçarja ka postuar një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shihet e mbuluar me flamurin kombëtar.
“28 Nëntori!!! Dita e Flamurit!!! Krenare që jam shqiptare. Urime Dita e Pavarësisë!!, ka shkruar Dua duke bërë edhe një herë krenar shqiptarët kudo në botë.
Ndryshe, rikujtojmë që ylli më i famshëm shqiptar së fundi është nominuar në 6 kategori në Grammy Awards./Indeksonline/