11:48 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Duel titanësh sot në ”Camp Nou”

Barcelona mirëpret Real Madridin në ”Camp Nou”, në kuadër të La Ligas, të dielën”, për ”El Clasico”, e cila do të zhvillohet pa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për herë të parë nga viti 2007.

Ronaldo luan tani te Juventusi dhe Leo Messi është i lënduar, ndërsa ndeshja ende mund të konsiderohet kualitetative, pasi në të do të luajnë yjet si Gareth Bale, Raphael Varane, Ivan Rakitic dhe Luis Suarez.

Real Madrid v Viktoria Plzen - UEFA Champions League Group G

Të rejat nga skuadrat:

Barcelona luan pa Messin, i cili pësoi lëndim në krah në ndeshjen ndaj Sevillas dhe pritet të mungojë për tri javë, transmeton IndeksOnline.

Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen gjithashtu mungojnë, gjë e cila nënkupton se Clement Lenglet do të jetë partner i Gerard Piques në qendër të mbrojtjes.

FC Barcelona v Girona - La Liga Santander

Dani Carvajal nuk pritet të luajë, teksa Nacho do të luajë në krahun e djathtë, por Marcelo është rikuperuar me kohë dhe do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në mesfushë, Luka Modric pritet të startojë pavarsisht shqetësimit për një lëndim,n derisa Dani Ceballes mund të luajë në pjesën e dytë.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: ​Ter Stegen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Arthur, Busquets, Rakitic; Coutinho, ​Suarez, Rafinha.

Real Madrid: ​​Courtois; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco, Benzema, ​Bale.

Rekordi kokë më kokë:

”Los Blancos” e kanë avantazhin kur shikojmë përballjet mes tyre – duke i fituar 95 prej 238 ndeshjeve të zhvilluara në të gjitha kompeticionet. Barça është vetëm dy fitore larg – 93, teksa 50 ndeshje kanë përfunduar baras.

FC Barcelona v Real Madrid CF - La Liga

Barcelona është e pamposhtur në katër takimet e fundit në La Liga ndaj Real Madridit, por në ”Camp Nou” nuk ka fituar ndaj madrilenëve që nga marsi i vitit 2015.

Fitorja më e thellë e Real Madridit ndaj Barcelonës ishte në vitin 1943 me rezultat, 11-1 në Copa del Rey.

Ndërsa, edhe Barcelona ka disa fitore të thella ndaj Real Madridit – në vitin 2010 e kishte mposhtur me rezultat, 5-0, ku David Villa kishte shënuar dy-golësh.

Forma e fundit:

Shumë është folur për formën e dobët të Real Madridit këtë sezon, derisa trajneri, Julen Lopetegui pritet të shkarkohet nëse skuadra e tij mposhtet sot.

Reali është vetëm katër pikë mbrapa Barcelonës, e cila aktualisht është lidere, kështu që një fitore e Madridit mund t’i kthejë gjërat në rrugë të mbarë.

Real Madrid v Levante - La Liga Santander

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Real Madridi ka regjistruar vetëm një fitore – ndaj Viktoria Plzen në Champions League.

Barcelona nuk ka pasur kaq shumë probleme këtë sezon, teksa me një fitore sot, do ta ruante kreun e tabelës.

Këto janë rezultatet e fundit të të dyja skuadrave në 5 ndeshjet e fundit:

Barcelona:                                                Real Madrid:

​Barcelona 2-0 Inter (24/10) ​Real Madrid 2-1 Viktoria Plzen (23/10)
​Barcelona 4-2 Sevilla (20/10) ​Real Madrid 1-2 Levante (20/10)
​Valencia 1-1 Barcelona (7/10) ​Alaves 1-0 Real Madrid (6/10)
​Tottenham 2-4 Barcelona (3/10) ​CSKA Moscow 1-0 Real Madrid (2/10)
​Barcelona 1-1 Athletic Bilbao (29/9) ​Real Madrid 0-0 Atletico Madrid (29/9)

Parashikimi:

Real Madridi nuk e ka treguar potencialin në javët e fundit, por sot duhet t’i futen ndeshjes me vetëbesim pas fitores në Champions League ndaj Plzen të martën.

Nga ana tjetër, Barcelona tregoi se edhe pa Messin mund t’i mposhtë klubet e mëdha evropiane duke e mposhtur Interin në mesjavë.

FC Barcelona v Internazionale - UEFA Champions League

Me gjasë nuk do ta shohim një ”El Clasico” si në dekadën e fundit, por sot Barcelona pritet të fitojë.

Parashikimi: Barcelona 1-0 Real Madrid./IndeksOnline/