13:24 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Duesmanni largohet nga BMW-ja, bëhet shef i Audi-së

Audi-ja ka vendosur të marrë një kryeshef të ri ekzekutiv, e i cili është Markus Duesmann, eksperti i zhvillimit dhe blerjes së motorit të BMW-së.

Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Duesmanni, do të lërë rolin e tij në BMW për t’u bërë shefi i ri i Audi-së më 1 prill 2020. Bordi i BMW-së do të diskutojë largimin e planifikuar të Duesmannit së shpejti, shton Reuters.

Raportohet se VW-ja ka qenë në vëzhgim për dikë me ekspertizë me motorë të pastër pasi vazhdon të rikuperohet nga skandali me naftë. Ish- shefi ekzekutiv i Audi-së dhe anëtar i bordit të VW-së, Rupert Stadler u detyrua të tërhiqej përkohësisht në qershor 2018 pasi u arrestua gjatë hetimeve për skandalin e emetimeve të naftë dhe ish- shefi i shitjeve të markës u njoftua si shefi i ri ekzekutiv i makinerive në një bazë të përkohshme.

Është interesante që Duesmanni ishte në shënjestër të Volkswagenit për ca kohë dhe, në korrik të vitit të kaluar, u raportua se ai ishte “vjedhur” nga BMW-ja. Sidoqoftë, me sa duket, procesi i punësimit të tij është vonuar ndjeshëm.

Media të ndryshme raportojnë se kontrata e tanishme e Duesmann te BMW nuk përfundon deri më 30 shtator 2019, kështu që ai ende mbetet i punësuar nga prodhuesi automobilistik bavarez. Për më tepër, kontrata e tij ka të ngjarë të ketë një klauzolë jo-konkurruese, kështu që do të ketë pakë vonesë në marrjen e pozitës së tij të re. /IndeksOnline/