19:45 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Dy aksidente zinxhirore në autosraden “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në autostradën “Ibrahim Rugova”, të hënën, janë shkaktuar dy aksidente.

Në njërin aksident janë përfshirë 5 vetura.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka treguar se nga ky aksident zinxhir “kanë pësuar lëndime dy persona”.

“Po aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 27-të në rrugën Suharekë- Prizren. Të përfshira kanë qenë 5 vetura dhe dy persona kanë marrë lëndime trupore e që të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Në aksidentin tjetër, gjithashtu zinxhiror, janë përfshirë gjashtë vetura, ka treguar Krasniqi.

Ai ka thënë se nga ky aksident “nuk ka persona të lënduar”.