22:23 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dy alpinistët nga Kosova, babë e bijë kthehen në Kosovë pas ngjitjes në ‘Everest’

Babë e bijë, alpinistët Mrika dhe Arianit Nikçi kanë vazhduar në ngjitjen e majave të ndryshme të botës, këtë herë ata janë ngjitur në majën më të lartë në botë, në Everest.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të Mrika Seven Summits, ku ndër tjerash thuhet se ata janë pjesëmarrës botëror në Ekspeditën Everest 2019.

Arianiti pas kthimit në Kosovë i falënderoi të gjithë ata që ju kanë dhuruar përkrahje .

“Ju e dini me siguri që alpinizmi është një prej sporteve më të rrezikshme. Alpinizmi është sport ku qëndrueshmëria psikike dhe fizike testohet në maksimum dhe në kushte ekstreme atmosferike”, tha Arianiti.

Ndërsa Mrika është alpinistja më e re që e ka arritur këtë.