Dy deputetë të opozitës morën pjesë në votimin e Buxhetit 2018
Deputetë të Kuvendit të Kosovës sot kanë marrë pjesë në votimin e Buxhetit të vitit 2018.
Në seancë munguan deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, nga i cili subjekt morën pjesë vetëm dy përfaqësues të saj, Ali Lajçi dhe Adem Mikullovci. Kurse, deputetë të LDK-së kanë qenë pjesëmarrës në këtë seancë.
Nga 64 deputetë sa kanë votuar, 62 kanë qenë pro, kurse 2 kundër.
Indeksonline merr vesh se dy deputetë të opozitës kanë qenë pjesëmarrës në votimin e Buxhetit të 2018-ës.
Kujtojmë se për këtë Buxhet ka pasur pakënaqësi të mëdha që janë shpehur nga opozita në seanca të Kuvendit./Indeksonline/