20:50 / E Martë, 21 Shtator 2021 / OSH

Dy doza vetëm 20% e shqiptarëve moren vaksinen kundër Covid19

Vetëm 20% e shqiptarëve janë vaksinuar me dy doza dhe as që mund të diskutohet doza e tretë të paktën për këtë vit.

Federata mjekët shqiptarë në Europë bëjnë thirrje për rritje të numrit të të vaksinuarëve pasi ndryshe nuk mund të kthehemi në normalitet.

Federata e mjekëve shqiptarë në Europë është pro vaksinimit të fëmijëve mbi 12 vjeç me vaksinat e miratuara nga EMA dhe FDA.

Por mjekja shqiptare që ushtron aktivitetin e saj në Gjermani është skeptike për kthimin në normalitet në Shqipëri pasi askush nuk respekton masat mbrojtësi ndaj Covid.

Për shkak të mos respektimit të masave shifrat e të prekurve nga mutacioni Delta sa vijnë e rriten çdo 24 orë.

Top Channel