21:35 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dy fjalë për ekspozitën “Gjenocidi XX”, të autorit Enver Hoxha

Krimet e luftës në fokusin e kamerës dhe syve të shpirtit të doktorit të ri!

E thëna e së vërtetës nuk sjell ndonjë fitim; po ka një ëmbëlsie më vete, sepse qetohet vetëdija kur fole ç’duhej të flisje” (Faik Konica)

Shkruan: dr. Selman Hoxha

Të shumta  kanë qenë krimet gjenocidale serbe kundër popullit shqiptar gjatë shekujve XIX dhe XX.Kanë qenë tëshumta jo vetëm në masë, por edhe tepër mizore dhe makabre.Por, për fat të keq, fare pak prej tyre janë të dokumentuara!

Krime të ngjashme janë bërë edhe në luftën e fundit. Kamera amatore e dr. Enver Hoxhës i ka kapur disa nga krimet e kryera prej forcave serbe gjatë viteve 98/99 të shekullit të kaluar. Mirëpo, për fat të keq, këto krime deri sot kanë ngelur të pagjykuara dhe të pandëshkuara!

I ka takuar shtetit të Kosovës të ngrejë aktakuza kundër krim-bërësve dhe të  sjell kriminelët para drejtësisë. Por, gjasat që të  ngritën këto aktakuza nga shteti i Kosovës janë fare të vogla ose kurrfarë. Kjo sepse nuk ka ndodhur as njëzet vjet pas mbarimit të luftës.E nuk ka ndodhur mbase jo vetëm për shkak papërgjegjësisë institucionale por edhe për shkak se drejtues të institucioneve tona qëështë dashur të merren me këtë nuk i kanëpërjetuar viktimat e krimit si pjesë të gjakut dhe qenies së tyre!

Që t’i publikojë dhe ekspozojë këto fotografi të ruajtura qe 20 vjet, Enver Hoxhës i kafolur arsyeja e dhimbjes dhe ndërgjegjes!

Për më tepër dr. Enveri i mbërthyer nga dhimbja dhe skenat makabre të krimit mizor mbi popullatën civile, të pafajshme dhe fare të pa pambrojtur, me dhimbje dhe bindje i ka cilësuar si krime gjenocidale!
Mendoj se asnjë arsye e mendjessë shëndosh nuk guxon ta keqkuptoj,larg qoftë, ta akuzoj sepsekrimet janë të rënda për tu parë edhe në fotografi edhe pas njëzet viteve, e lëre më të shihen dhe përjetohennga një humanist i ri siç ishte dr.Enveri!

Edhe pse:

  • Të prezantosh me fakte fotografike krimin e ndodhur, kjo kurrë nuk pasqyrontë vërtetën e plotë!
  • Është vetëm një pasqyrim i pjesshëm sipërfaqësor dhe joreal i krimit të ndodhur!
  • Tmerri dhe trishtimi në sytë e viktimave është varrosur bashkë me trupat e tyre!
  • Një pjesë e tmerrit, frikës dhe trishtimit të familjarëve dëshmitarë dhe të mbijetuar të masakrave makabre janë ngjizur thellë në shpirtrat dhe zemrat e tyre, ashtu siç janë ngjizur edhe përjetimet dhe kujtimet e trishta në shpirtin e autorit të fotografive, dr. Enverit dhe shokëve të tij dëshmitar të gjallë!


Prishtinë,10 dhjetor 2019.