18:36 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dy gazetat e famshme me tituj bombastik, njëra “Kalon”, tjetra “S’kalon”

Dy gazetat e famshme, ajo franceze “L’Equipe” dhe ajo argjentinase “Ole” kanë nisur një “luftë” mediatike para përballjes Francë-Argjentinë.

Gazeta franceze ka hedhur në ballinë një foto të Messit të rrethuar nga yjet e Francës me titullin “Nuk kalon”.

Por, “Ole” është përgjigjur në ballinën e saj me foton e njëjt, por me titullin “Kalon”.

Se a do të kalojë Messi apo jo përball mesfushës me plot yje të Francës, mbetet të shihet nesër në orën 16:00./Indeksonline/