20:24 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dy gjigantët anglez të interesuar për Demiralin e Juventusit

Dy klube nga liga angleze janë të interesuara që ta transferojnë mbrojtësin e shumë vlerësuar të Juventusit, Merih Demiral.

21 vjeçari është një nga mbrojtësit më të kërkuar në futboll pasi ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira.

Raportimet e fundit tregojnë që Demiral është i pakënaqur te Juventusi, andaj Manchester United dhe Arsenal janë të gatshëm që të përfitojnë nga kjo situatë dhe ta transferojnë atë.

Demiral është bashkuar me Juventusin në këtë verë duke e blerë nga Sassuolo për 18 milionë euro. Që nga atëherë ai ka luajtur vetëm 90 minuta deri më tani./Indeksonline/.