18:08 / E Diele, 24 Janar 2021 / C E

Dy gola, tri pikë të arta për Barcelonën

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Elche në ndeshjen e javës së 20-të të La Ligas.

Golin e parë e shënoi Frankie de Jong në minutën e 39-të të takimit.

Rezultatin e dyfishoi Puig në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barca ngjitet ne vendin e tretë në tabelë me 37 pikë. /IndeksOnline/