15:26 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dy persona të arrestuar për tetë raste të grabitjeve të armatosura në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal për Hetime nga kjo drejtori, konform autorizimimeve policore dhe me autorizim të prokurorit të shtetit sot ka realizuar një operacion kontrolli dhe bastisje në tri lokacione me ç ‘rast ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje të armatosura.

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë që nga muaji maj i këtij viti kanë ndodhur tetë grabitje të armatosura kryesisht nëpër pompa të derivateve dhe që nga ajo kohë hetuesit rajonal kanë punuar intensisvisht në identifikimin e kryesve të këtyre veprave dhe ndriçimin e rasteve në fjalë.

Gjate kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse të personave të dyshuar të realizuara sot në cilësi të provave materiale janë sekuestruar armë dhe prova tjera të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e plotë të këtyre rasteve si dhe ndërlidhjen e mundshme të tyre me raste tjera:

AK-47

Pushkë gjahu e llojit Shotgun me katër fishek

Pistoletë e llojit TT me një karikator dhe shtatë fishek

Një shufër metalike

Substancë e dyshuar si narkotik si dhe pajisje tjera përcjellëse për përdorimin e  narkotikëve

Maska, dorëza dhe rroba të ndryshme

Veturë e tipit Golf katër

Targa të ndryshme të veturave vjedhura

Dy telefona mobil

Dy kasaforta

Municion

Dyqind e njëzet e pesë euro para

Personat e arrestuar janë:

B.Z i lindur 1996 / shqiptar, shtetas i Kosovës

M.Sh i lindur 1990 / shqiptar, shtetas i Kosovës

Pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.