14:15 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Dy policë rrahin një person në ngjyrë, videoja nxit lloj-lloj reagime në rrjetet sociale (Video)

Dy policë janë xhiruar teksa e rrahnin një person me ngjyrë. Sipas videos që është publikuar nga DailyMail, policët e rrahin personin për rreth 5 minuta, transmeton Indeksonline.

Gjatë sulmit që po pësonte personi, ai i shante vazhdimisht policët.

“Pse? Pse po ma bëni këtë? Q*** … Ndaluni “, dëgjohet ai duke sharë, transmeton Indeksonline.

Videoja është komentuar në mënyra të ndryshme. Shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë dënuar sulmin, por ka pasur edhe tjera reagime.

“Pse po merreni me të? Mjaftojnë edhe disa plumba dhe mbaron puna”, ka shkruar njëri prej komentuesve.

“Publikojeni krejt videon. A po mban ai ndonjë thikë? A ka ndonjë armë me vete?”, ka hedhur dyshimet një tjetër, transmeton Indeksonline.

Shiheni videon më poshtë:

Temat: