16:13 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës rekomanduar të suspendohen dy zyrtar policor, të cilët dyshohen të kenë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ky institucion më 5 nëntor të këtij viti kishte pranuar një ankesë nga qytetarët lidhur me sjelljen e dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës. Pas pranimit të ankesës ka filluar hetimi paraprak nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se  këta zyrtarë policorë kanë kryer veprën e lartë cekur.

Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin këtyre dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu deri në përfundim të këtij hetimi.

IPK-ja në konsultim me Prokurorinë kompetente do ti vazhdojë hetimet e këtij rasti deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./Indeksonline/