09:49 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sulmohen policët në një pikë kontrolle në Lipjan, njëri pranon trajtim mjekësor

Dy zyrtarë policor janë sulmuar në një pikë kontrolli në Lipjan.

Sipas Policisë, së gjatë një pike kontrolli vendosur nga policia, është ndaluar një automjet me tabela vendore, me vozitës dhe pasagjerë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët dyshohet nën ndikimin e alkoolit, fillimisht kanë fyer e më pas kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Gjatë arrestimit njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndim trupor dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/