08:30 / E Premte, 12 Prill 2024 / G T

Dy shqiptarë në formacionin e javës në Europa League

Mbrëmë përfunduan katër ndeshjet e para çerekfinale në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të UEFA-s, Europa League.

Sofa Score, faqja e njohur statistikore ka publikuar formacionin e javës nga këto katër ndeshje, shkruan Indeksonline

Në këtë 11-she më të mirë janë dy lojtarë shqiptarë.

Granit Xhaka ka zënë vendin në këtë formacionin më të mirë me notën 8.6, vetëm bashkëlojtari i tij te Leverkuseni, Hofmann e ka notën më të lartë në këtë 11-she më të mirë.

Në këtë formacion është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti dhe skuadra e tij mposhti Liverpoolin midis “Anfield” me rezultatin 3:0 dhe mbrojtësi “kuqezi” ishte një nga më të mirët në fushë. Ai u vlerësua me notën 7.5, kurse në mbrojtje në formacionin më të mirë ka partnerë dyshen, Mancini (Roma) dhe Tah (Leverkusen)./Indeksonline/