08:22 / E Shtunë, 11 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Dy synimet e PSG-së për merkaton verore

Paris Saint-Germain po mendojë që rikrijojë skuadrën pas eliminimit nga Champions League, ndërsa emrat që ka pikasur janë Bernardo Silva i Manchester City-t dhe Osimhen i Napoli-t.

Sipas raportimeve nga Anglia, portugezi, pavarësisht kontratës së tij me Manchester Cityn që skadon në vitin 2025, duket se prej disa kohësh ka qenë afër ndryshimit të fanellës.

Ndërsa për nigerianin Napoli nuk do ta kishte problem ta privonte veten nga largimi i tij, nëse në këmbim do të merrte 100 milionë euro, shifër që i ka vendosur kartonit të sulmuesit.