18:15 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / k.v

Dy të vdekur në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Gjilan, raporton Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona, dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që 4 personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi Ahmeti

Në vendin e aksidentit ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të cilat po merren me rastin./Indeksonline/

Temat: