09:38 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy vjedhje të rënda në kryeqytet, arrestohen tre të dyshuar

Dy vjedhje të rënda kanë ndodhur gjatë së dielës në kryeqytet. Policia ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, ku është arrestuar një dyshuar pasi që i njëjti së bashku edhe me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati, nga një kamion kanë vjedhur dy bateri në vlerë 300 €.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Indeksonline.

Ndërsa vjedhja tjetër ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit kanë depërtuar me forcë në lokalin e ankuesit dhe kanë vjedhur arkën me 100 € para. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të dy rastet e vjedhjeve janë duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./Indeksonline/