10:22 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy yjet e Llapit rikuperohen nga lëndimet, të gatshëm për Gjilanin

Llapi duket të jetë i kompletuar para sfidës së sotme me Gjilanin në ”Zahir Pajaziti”.

Skuadra nga Podujeva do të përballet sot me Gjilanin në kuadër të javës së 10-të në Superligë.

Kjo do të jetë përballja e parë e Llapit që prej shkarkimit të Bylbyl Sokolit, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 3 people, beard and outdoor

Dhe vendi i tretë në renditjen tabelare, Llapi, ka marrë një lajm mjaft të mirë para ndeshjes.

Skuadrës i është bërë me dije se Mentor Zhdrella dhe Shend Kelmendi janë të gatshëm për ndeshjen e sotme.

Të dy lojtarët në fjalë janë paraqitur dje në stërvitje./IndeksOnline/

Temat: