09:02 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Dy yjet e PSG, sfida jetësore e Perezit

Florentino Perez ka paralajmëruar një merkato të madhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas një sezoni të dështuar, Mbretërit do të hedhen fuqishëm në merkato duke parë edhe përforcimet që ka bërë rivali i tyre, Barcelona.

Sipas gazetës spanjolle, AS, synimi i vërtetë i Perezit është dyshja e frikshme e PSG-së, Kylian Mbappe dhe Neymar Jr, shkruan Indeksonline.

Ylli francez nuk e ka konfirmuar qëndrimin te PSG derisa braziliani ka qenë synimi i tyre që kur u largua nga Barcelona.

Mbappe i kushtoi parisienëve hiq më pak se 135 milionë euro derisa çmimi i tij tashmë është rreth 200 milionë euro.

Neymar është blerja më e shtrenjtë në histori të futbollit, ku PSG i pagoi 222 milionë euro Barcës për të derisa vlera aktuale konsiderohet 180 milionë euro. /IndeksOnline/