14:25 / E Diele, 12 Qershor 2022 / MSH

Dybala dhe Inter afër marrëveshjes

Paulo Dybala është afër kalimit te Interi pas largimit nga Juventusi.

Të hënën ose të martën palët do të zhvillojnë një tjetër takim, në të cilin siç pritej do të bihet dakord për transferimin e Dybala te Interi. Nerazzurrët i japin sulmuesit një kontratë 3+1 me pagë 6 milionë euro në vit dhe shpërblime.

Dokumentet do të nënshkruhen pasi lojtari të kthehet nga pushimet.

Argjentinasi, i cili luan për Juventusin që nga viti 2015, sezonin e kaluar ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 6 asistime.