23:03 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dybala, dy gola për dy minuta

Juventusi ka fituar me përmbysje kundër Lokomotivës me rezultat 2-1.

Italianët ishin në disavantazh për më tepër se 37 minuta, pasi Al Miranchuk kaloi në epërsi rusët.

Megjithatë shpëtimtari i “Zonjës së vjetër” ishte Paulo Dybala.

Brenda dy minutave ai shënoi dy gola për të rrëmbyer fitore të rëndësishme në Ligën e Kampioënve.

Juventus tani është lider në grup me 7 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi në vendin e dytë.

Lokomotiva e Moskës ka 3 pikë ndërsa Bayer Leverkusen i fundit me zero pikë.

/Indeksonline/