22:40 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Dybala largohet nga fusha me lot në sy

Juventus ka marrur një lajm të keq.

Numri 10 i skuadrës, Paolo Dybala, u detyrua të largohet në minutën e 50-të, në ndeshjën Juventus – Cagliari.

Dybala kishte një problem muskular në kofshë dhe menjëhërë kërkoi largimin nga fusha, duke mos mbajtur lotët.

Douglas Costa hyri në vendin e tij. Në orët e ardhshme pritet të ketë më shumë detaje rreth lëndimit të yllit argjentinas. /IndeksOnline/