Dybala zëvendësues i Griezmannit, Atletico ofron Savicin
Paulo Dybala, sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Juventusi gjatë afatit veror.
Dybala shihet si zëvendësues i Antonie Griezmann, i cili me shumë gjasa do të largohet nga “Wanda Metropolitano”, transmeton IndeksOnline.
Në rast se Griezmann largohet nga Atletico, këta të fundit kanë në planë t’ia ofrojnë Juventusit disa të holla dhe mbrojtësin Stefan Savic për ta siguruar Dybalan.
Madje në mediat spanjolle thuhet se drejtori i sportit Andrea Berta dhe vëllai i Dybalas, Gustavo janë takuar dhe kanë arritur marrëveshje pesëvjeçare.
Dybala nënshkroi një kontratë të re me Juvën në prill të 2017 dhe është një nga lojtarët më të paguar në Serie A./IndeksOnline/