15:15 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Dzeko i thotë ‘po’ Contes

Sulmuesi i AS Roma, Edin Dzeko, i ka thënë “po” transferimit të tij në Chelsea, sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio.

Chelsea tani duhet të punojë për të rënë dakord për një marrëveshje me klubin italian.

Blutë nga Londra duan të bëjnë një transferim të dyfisht nga klubi italian. Përpos Dzekos, Chelsea dëshiron edhe mbrojtësin e krahut të majtë Emerson Palmieri.

Për momentin thuhet se është duke u diskutuar një marrëveshje në parim me vlerë prej 60 milionë euro dhe Michy Batshuayi në huazim./IndeksOnline/