E akuzuan për photoshop, ja si kundërpërgjigjet Kim (Foto)
Kim Kardashian është shumë aktive kohën e fundit, sidomos me linjën e saj të produkteve kozmetike.
Së fundi, 37 vjeçarja ka publikuar një imazh ku ka treguar se sa shumë po punon në këtë linjë, veshur vetëm me të brendshme dhe para pasqyrës. Ndonëse fokusi kryesor ishte te të pasmet e saj e aspak të linja kozmetike e saj.
“duke u bërë gati për buzëkuqin tim të ri prej KKË X MARIO” kishte shkruar ajo në këto imazhe.
Ndryshe, Kim gjatë vikendit ishte akuzuar për përdorim të photoshopit që ta bënte belin e saj të duket më i hollë, por ajo e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se një fans i saj kishte ndërhyrë në këto imazhe./Indeksonline/