21:19 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

E arta Majlindë, me foto mbresëlënëse në Gjermani

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi edhe njëherë dëshmoi që është sportistja më e madhe e Kosovës dhe krenaria e këtij vendi. Ajo arriti që në Gjermani të ngreh lart flamurin e Kosovës.

Ajo fitoi “Grand Slam”-in në Duesseldorf të Gjermanisë duke e mposhtur në finale mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Me këtë fitore ajo ia siguroi edhe 1000 pikë olimpike Kosovës.  Më poshtë mund të shihni disa fotografi nga triumfi i madh i Majlinda Kelmendit./Indeksonline/