15:56 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

E bleu Milani si shpresë për të ardhmen përfundon si një “DJ”

E mbani mend Nathan Soares? Shumë, ndoshta, tani që e lexojnë, nuk bëjnë dot lidhjen. Deri disa muaj më parë ishte nën kontratë me Milanin.

Sulmues i datëlindjes 2000, që u bashkua me kuqezinjtë më 16 mars. Një “blitz” merkatoje, me drejtuesit kuqezi që udhëtuan në Brazil për të mos i ikur shansi.

Përpara kësaj eksperience ishte rritur te të rinjtë e Cruzeiro, ku kaloi 3 vite më pas një provë te Avai, që e ngeli në klasë. Edhe pse askush nuk e donte, Milani besoi te ai (ndoshta, thjesht për të bllokuar vendin e ekstrakomunitarit dhe liruar më pas), duke e sjellë te ekipi i të rinjve, pra Primavera.

Sa keq që, edhe mes të rinjve, nuk arriti të linte gjurmë. Vetëm 34 minuta të luajtura, në Kupën e Italisë për mosha. Disa topa të prekur, një driblim dhe kaq. Aventura e tij në Milano u mbyll pas disa javësh, duke u liruar me parametra zero në qershor.

Një tjetër hap fals i karrierës së tij të re. Vendimi final? Të kthehet në Brazil, të varë këpucët – të paktën për momentin – për të ndërmarrë një rrugë të re, muzikore.

Temat: