20:35 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

E-Class i ri, elegant si gjithmonë, dinamik si kurrë më parë

Inteligjenca automobilistike tani është më emocinuese dhe më dinamike se kurrë më parë. E-Class Sedan i ri dhe E-Class Estate e re, i prezantuar së fundmi në Shtutgart, Gjermani, kanë pësuar një transformim rrënjësor dhe gjithëpërfshirës.

Të dy modelet do të hidhen në treg në fillim të verës së këtij viti në të gjitha përfaqësitë zyrtare njëkohësisht, përfshirë dhe Auto Star Albania, përfaqësuesin zyrtar të Mercedes-Benz në Shqipëri. Ndërkohë, dy variantet e tjera, modelet E-Class Coupé dhe E-Class Cabriolet, do të pasojnë dy modelet e prezantuara sot.

Mercedes-Benz E-Klasse Limousine, 2020, Outdoor, Exterieur: mojavesilber metallic, AMG-Line; // Mercedes-Benz E-Class Sedan, 2020, Outdoor, exterior: mojave silver metallic, AMG line;

Me mbi 14 milionë njësi Sedan dhe Estate të shitura që nga vitit 1946, E-Class është seria e modeleve më të sukseshë në historinë e Mercedes-Benz. Modeli E-Class nga shumica e publikut perceptohet dhe si “zemra e markës” Mercedes-Benz. Gjenerata e 10-të e modeleve E-Class, e prezantuar në 2016, përcaktoi dhe trendet e dizajnit të ri të modeleve Mercedes-Benz, me linjat e pastra dhe tërheqëse, përfshirë dhe interiorin luksoz të cilësisë superiore. Kombinimi i elementëve tërheqës të dizajnit të jashtëm dhe interiorit luksoz, përfshirë dhe sistemet inteligjente të asistencës në drejtimin e mjetit, kanë rezultuar shumë të suksesshëm në vite. E-Class Sedan dhe E-Class Estate që kur është prezantuar në fund të 2016-s, është pëlqyer nga më shumë se 1.2 milionë klientë në të gjithë botën.

Dizajn më dinamik dhe më sportiv

Përmirësimi i dizajnit të jashtëm pasqyrohen në të gjithë gamën e modeleve E-Class. Ndryshimet e modelit E-Class Sedan përfshijnë një ndryshim rrënjësor të dizjanit të jashtëm, krahasuar me modelin e mëparshëm. E-Class i ri do të ketë pamje më dinamike dhe më sportive dhe modeli bazë në pjesën e jashtme do ketë linjën Avantgarde (Avantgarde Line). Rrjedhimisht, modeli bazë, për herë të parë do të ketë yllin e Mercedes-Benz përpara, në qendër. Dhe Linja Eksluzive (Exclusive Line) me grilën e veçantë, me yllin e Mercedes-Benz në mes të grilës, elementët e kromuar përgjatë gjithë hapësirës së zezë së grilës dhe në pjesët anësore, e bëjnë dizajnin e modelit të ri edhe më të veçantë dhe më sportiv.

Me linjën e dizajnit AMG (AMG Line) me parakolpin e ri, të ngjashëm më atë të modeleve “AMG Performance”, E-Class duket edhe më sportive. Modelet E-Class përfshijnë dhe fenerët all-LED si pjesë të paketës standarde. Fenerët e pajisur me drita MULTIBEAM LED përfshirë dhe ato ULTRA RANGE me rreze të lartë, janë në dispozicion me zgjedhje sipas dëshirës.

Dizenjuesit e Mercedes-Benz gjithashtu kanë azhornuar dhe pjesën e pasme të modelit E-Class Sedan, e cila përfshin ridizenjimin e plotë të praprakolpit, fenerëve të pasëm, të cilët për herë të parë do të jenë të ndarë në dy pjesë, si dhe pjesën e kapakut të bagazhit. Dizajni i brendshëm fenerëve të pasëm është rishikuar tek të gjithë modelet E-Class.

Tri ngjyrat e reja të disponueshme për E-Class, përfshijnë ngjyrën silver të teknologjisë së lartë, ngjyrën gri grafit metalike dhe ngjyrën e argjendtë moyave. Ndryshime kanë pësuar dhe disqet, të cilat përfshijnë disqet aero, të cilat reduktojnë konsumin e karburantit dhe qëndrueshmërinë.

Interiori: Më shumë komoditet dhe luks

Ngjyrat dhe materialet e reja në dispozicion sjellin një përmirësim të ndjeshëm të luksit dhe komoditet maksimal të interiorir të E-Class. Ndryshimet përfshijnë kombinimet e reja të ngjyrave gri magma /gri neva (Avantgarde), kafe në ngjyrë are/ e zezë (Ekskluzive) dhe gri magmë /bezhë makchiato (Ekskluzive), si dhe zbukurimet e drutit në ngjyra të ndryshme, aluminit dhe kombinimet alumin/karbon.

Dizajni i sediljeve të përparme vë theksin në aurën sportive të interiorit të E-Class. Përveç komoditetit, ofrojnë dhe mbështetje të fortë anësore. Konturet e ndenjësve janë më të theksuara në pjesën anësorë dhe, në varësi të specifikimeve, në pjesën qendrore kanë qepje sportive të tërthortë ose moderne përgjatë gjithë gjatësisë. Ngjyrat e seksioneve qëndrore të mbështetëseve dhe jastëkut të kokës përputhen me skulpturën e përgjithshme të ndenjësve. Kombinime të shumta materialesh që variojnë nga pëlhura/stofi, tek lëkura artico, lëkura e lëmuar dhe lëkura nappa me qepje, janë në disponzicion sipas dëshirës.

E-Class gjithashtu do të jetë i pajisur me një timon krejtësisht të ri, si pjesë e azhurnimit të modelit. Timoni i ri do të jetë në dispozicion në tri versione: një variant i gjithi i veshur në lëkurë, një kombinim lëkurë-material dhe një version supersport. Sipërfaqja e butonëve të kontrollit është e pajisur me një shtresë të zezë me shkëlqim, ndërsa elementët e zbukurimit dhe pjesët mbështetjellëse do të kenë nuanca të argjendit. Funksionet dhe ekrani multimedial mund të komandohen përmes butonëve me prekje (Touch Control).

Parimi i funksionimit të butonave të komandimit me prekje ndryshon nga variant optik në atë kapacitive (capacitive janë më sensitivë se varianti optic). Sistemi mekanik nuk është më i nevojshëm, dhe sipërfaqet e prejkjes gjithashtu janë më pak të ndjeshme ndaj shenjave të gishtërinjve. Nëse shoferi ka kontrollin e timonit ose jo, tani përcaktohet me anë të zbulimit kapacitiv të korporuar në timon.

E-Class i ri gjithashtu është i pajisur me gjeneratën më të fundit të sistemit multimedial MBUX – Mercedes-User Experience. Si standard, ajo përfshin dy ekrane të mëdha 10.25 inç /26 cm, të cilat për një të mundësuar një pamje më të plotë dhe më të gjerë janë vendosur ngjitur me njëri-tjetrin. Ndërkohë, ekranët 12.3 inç/31.2 cm janë opsionalisht të disponueshme. Informacioni në paketën e instrumenteve dhe në ekranin multimedial është lehtësisht i lexueshëm në ekranët e mëdhenj me rezolucion të lartë. Një prezantim emocionues me grafika fantastike, gjithashtu vë theksin në elementët e thjeshtimit të strukturës së kontrollit intuitiv.

Sisteme asistence të gjeneratës së ardhshme: Më shumë asistencën në trafik dhe gjatë parkimit

E-Class i ri është i pajisur me gjeneratën e fundit të sistemeve të ndihmës në drejtimin e mjetit, të cilat mundësojnë një mbështetje bashkëpunuese për drejtuesin e Mjetit. E thënë ndryshe, E-Class është i pajisur me nivelin më maksimal të sigurisë aktive: E-Class Sedan dhe E-Class Estate mund të reagojnë në mënyrë autonome edhe nëse shoferi nuk është gjendje të reagojë. Kjo rrit ndjeshëm komoditetin dhe sigurinë për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët, dhe tashmë koncepti hand-off funksionon mbi baza kapacitive. Sepse, për të informuar sistemet e asistencës që shoferi ka ende kontrollin e E-Class, është e mjaftueshme që shoferi të mbajë timonin. Pra, të ketë duart e mbështetura në timon.

Timoni i ri është i pajisur me sensorë të përshtatshëm në pjesën anësore, të cilët regjistrojnë reagimin e shoferit, nëse ai është aktiv në drejtimin e mjetit dhe nëse po e mban timonin ose jo. Nëse sistemi identifikon se shoferi nuk i ka duart në timon për një kohë të caktuar, atëherë menjëherë aktivizohen proceset paralajmëruese, të cilat në fund aktivizojnë Ndihmën Emenergjentë në Frenim, gjithmonë nëse shoferi vazhdon të jetë joaktiv edhe pas paralajmërimeve.

Si standard, E-Class është e pajisur me Asistentin e Aktiv të Frenimit (Active Brake Assist), i cili në shumë situata është në gjendje të frenojë në mënyrë autonome për të parandaluar një përplasje ose për të zbutur forcën e përplasjes. Sistemi gjithashtu është në gjendje të frenojë edhe në rastet kur përpara ka automjete që nuk lëvizin ose dhe në rastet kur përpara kalojnë këmbësorë, në limitet e shpejtësisë së lejuar në zonat e banuara dhe madje të parandalojë përplasjet, në varësi të situatës.

Ndërkojë, shumë funksione të tjera inteligjente të Drejtimit të Mjetit mund të shtohen opsionalisht si pjesë e paketës së Asistencën së Drejtimit të Mjetit. Ato përfshijnë Asistentin e Limitit të Shpejtësisë Aktive, i cili përdor të dhënat e hartës dhe informacionin nga Asistenti i Sinjalistikës Rrugore, për t’iu përgjigjur ndryshimeve në kufirin e shpejtësisë. Rregullimi i shpejtësisë në rrugë përpara kthesave, rrethrrotullime, stacionet së pagesave, kryqëzimeve T, si dhe para hyrjes/daljes nga autostradat, gjithashtu mund të shtohen opsionalisht.

Asistenti Aktiv i Parkimit i pajisur me sistemin PARKTRONIC dhe kamerat 360° bëjnë të mundur hyrjen dhe daljen nga hapësirat e parkimit në mënyrë automatike. Sistemi lehtëson kërkimin dhe zgjedhjen e një hapësire parkimi, si dhe hyrjen dhe daljen (nëse automjeti është i parkuar automatikisht) në hapësirat paralele dhe parkimin në zonën caktuar ose garazhe. Për herë të parë, E-Class i ri është në gjendje të njohë dhe përdorë hapësirat e parkimit të listuara në zonat e banimit, për shembull. Kamera 360° transmeton një imazh real në ekranin e pajisjeve, dhe përfshin një pamje anësore më të zgjeruar. Kur largoheni nga parkimi, sistemi paralajmërojë për çdo të papritur në pjesën e pasme të automjetit dhe mund të frenojë automatikisht në raste të dyshimta, etj.

Ndërkohë ENERGIZING COACH bazohet në një algoritëm inteligjent dhe rekomandon një program të përshtatshëm për individin dhe situatën Qëllimi është që pasagjerët të ndjehen mirë dhe të qetë edhe gjatë udhëtimeve të monotone.

Urban Guard: Ndërlidhje inteligjente e zgjidhjeve harduerike dhe dixhitale për mbrojtje nga krimi

Nën emrin Urban Guard, Mercedes-Benz po prezanton një kategori të re gjithëpërfshirëse të produkteve dhe opsioneve për të gjitha seritë e modeleve Mercedes-Bezn. Ajo bashkon produktet ekzistuese dhe ato të ardhshme për mbrojtjen e automjetit kundër vandalizmave dhe krimit. Me URBAN GUARD, një ndërlidhje inteligjente e zgjidhjeve harduerike dhe dixhitale, Mercedes-Benz kënaq kërkeat në rritje të klientëve në të gjithë botën, për më shumë siguri dhe për mbrojtjen e pronës.

Dy paketa opsionale, Urban Guard Vehicle Protection and URBAN GUARD Vehicle Protection Plus, janë planifikuar të lançohen në mesin e këtij viti. Disa produkte URBAN GUARD do të jenë në dispozicion në dyqanet online “Mercedes me”, (përjashtuar tregun e ballkanit) të cilat mund të aktivizohen më vonë.

Në bashkëpunim me “Mercedes me”, të dy paketat URBAN GUARD Vehicle Protection and URBAN GUARD Vehicle Protection Plus, mundësojnë monitorim të gjithanshëm të automjetit gjatë kohës që është i parkuar. URBAN GUARD përfshin një sistem alarmi kundër vjedhjes, mbrojtje në distancë me paralajmërim vizual dhe të dëgjueshëm në rast të një ndryshimi të identifikuar të pozicionit, një sirenë alarmi, monitorim të brendshëm (aktivizohet në rast kur identifikohen lëvizje brenda automjetit), si dhe një para- instalim për vjedhje dhe identifikimi i përplasjes në parkim. Në rast të kësaj të fundit, sensorët e automjetit regjistrojnë kur automjeti i parkuar dhe i mbyllur është përplasur ose lëvizur, ose kur dikush përpiqet të futet në automjet. Nëse shërbimi është aktiv, shoferi informohet përmes aplikacionit “Mercedes me”. Me anë të një njoftimi, ai zbulon, për shembull, sa e rëndë dhe në cilën pjesë është dëmtuar automjeti i parkuar. Dhe sapo aktiviztohet automjeti, këto informacione shfaqen edhe një herë në ekranin multimedial.

Për më tepër, URBAN GUARD Vehicle Protection Plus është në gjendje të përcaktojë vendndodhjen e automjeteve të vjedhura. Në rast vjedhjeje, kjo bën të mundur rikuperimin e automjetit edhe nëse hajduti ka çaktivizuar funksionin e identifikimit të vendndodhjes, për shembull. Kjo zhvillohet në bashkëpunim me policinë.

Motorë të rinj efiçentë dhe të fuqishëm

E-Class do të jetë i pajisur me motorët e rinj M 254 dhe për herë të parë ka kombinuar në një motor të vetëm të gjitha risitë e familjes së motorëve modulare të njësive me 4 dhe 6 cilindra me naftë dhe benzinë, të cilët përfshijnë shtresën e cilindrit NANOSLIDE®, shtresën e cilindrit CONICSHAPE® dhe sistemin e kontrollit të emëtimeve të pozicionuar direkt në motor. Konsumi i karburantit është reduktuar ndjeshëm, për rrjedhojë dhe niveli i emëtimeve, ndërkohë që është maksimizuar efiçenca e tyre.

Motori me benzinë me gjashtë cilindra në linjë (M 256), është i disponueshëm për herë të parë tek dhe modelet E-Class, është gjithashtu i pajisur me ISG. Gama e motorëve përfshin dhe motorin me naftë me gjashtë cilindra (OM 656). Ky motor dhe versioni me katër cilindëra OM 654 kanë një sistem të kontrollit të zgjeruar të emetimeve