E dashura më ka gënjyer se ishte e virgjër, tani…
Kur e pyeta për herë të parë të dashurën time se a është e virgjër, ajo tha se po, por tani e kuptova se më kishte gënjyer.
E kam parë atë në punë dhe më pëlqeu.
Ajo nuk kishte të dashur kështu që e ftova për një takim. Ajo pranoi pa hezitim.
Kemi katër javë së bashku. Unë jam 21 vjeçar ndërsa ajo 19. Një ditë e dëgjova teksa fliste për seksin me ish-at e saj, pastaj e pyeta.
Ajo e pranoi se ka pasur seks me dy ish të dashur.
E dua shumë atë por nuk mund ta pranoj se ajo ka pasur marrëdhënie me dikë para meje.
Kjo më ka bërë të mendoj dy herë nëse dua të vazhdoj këtë lidhje apo jo.
Këshilla e psikologes:
Ne të gjithë kemi të kaluarën tonë, andaj kjo që ajo e ka kaluar, e ka bërë këtë person që është tani, ajo në të cilën ti u dashurove.
Kjo ka të bëjë më shumë me pasigurinë tënde.
Lejoje të jetë vetvetja dhe ti behu i dashuri i saj më i mirë që ka pasur ndonjëherë./Indeksonline/