21:20 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme, KMDLNJ jep disa informata shtesë për Çlirimin!

Çlirim Kamber Maloku (1999) i lindur në Planej e me vendbanim në Prizren (Lagja Arbana), ishte rrahur brutalisht nga disa serb sot në Novi Sad.

Sipas informacioneve të KMDLNJ-s, Çlirimi ndodhet në njërin nga spitalet e Novi Sadit dhe po lufton me jetën.

19 vjeçari, kishte shkuar të punoj si furrtar atje (Novi Sad) dhe të hënën është sulmuar bashk me një shoqërues të tij, poashtu shqiptar nga një grup serbësh në Novi Sad.

‘Ai, është në situatë kritike dhe po lufton me jetën, nga lëndimet që ka marr në kokë’, tha një familjar i viktimës në kushte anonimitetit, për KMDLNJ në Prizren.

I sulmuari tjetër është G.B (poashtu shqiptar) por që është në gjendje më të mirë, dhe i cilli ka deklaruar për mediet dhe të afërmit e Malokut, se ata u sulmuan pasiqë u panë të flisnin shqip, nga 4-5 persona (serb).

KMDLNJ, kërkon ndërhyrjen e autoriteve të Republikës së Kosovës, qoftë direkt, përmes zyrës ndërlidhëse në Beograd, qoftë edhe përmes kanaleve ndërkombëtare, të ndihmoj në ofrimin e ndihmës për viktimat e këtij rasti, si dhe të ndërhyjn në zbardhjen e kësja ngjarjeje të rëndë.

KMDLNJ, poashtu dënon ashpër këtë akt dhune dhe kërkon që autorët të sillen para drejtësisë./Indeksonline/