09:21 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme, në moshën 23 vjeçare vdes fotografi që dokumentoi tmerret e sirianëve

Anas al-Dyab, fotografi sirian dhe anëtari i grupit të kërkimit dhe shpëtimit vullnetar i njohur si Helmetë e Bardhë, vdiq të dielën. Ai ishte 23 vjeç.

Grupi humanitar, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, përshkroi al-Dyabin si një hero dhe një aktivist, i cili kaloi vite duke dokumentuar tmerret e sirianëve përballë regjimit të Bashar al-Assad dhe forcave ruse, përcjellë Indeksonline.

Fotografia e Al-Dyab shpesh kapi shkatërrimin dhe tragjedinë e luftës. Por ajo gjithashtu tregoi njerëzimin dhe guximin e njerëzve që jetuan në prag të tij./Indeksonline/