E dhimbshme, një person në Pejë e bën gjumin tërë natën midis qyteti
Mëngjesi i ditës së sotme i ka befasuar pejanët të cilët parakaluan në qendrën e qytetit. Një person është parë në gjumë në qendër të Pejës.
Në vendin e shtruar me pako dhe i mbuluar me batanije, personi i panjohur ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, shkruan Indeksonline.
Madje disa nga ta thonë se kanë dyshuar se mund të jetë i vdekur, por që kur i janë afruar kanë parë një mashkull të ri në gjumë.
I njëjti është ende në gjumë dhe askush nuk po mirret me të./Indeksonline/