07:52 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

E diel: Ngjarjet që pritet të ndodhin në Kosovë?

Ekipi i Let’s Do It Kosova, kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor zhvillojn aksion pastrimi në Gadime të Komunës se Lipjanit. (Hapësirat përreth Shpellës së Gadimës, ora 10:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

Për të tretën herë do të organizohet aksion pastrimi te hapësira përreth stadiumit “Fadil Vokrri”. (Hapësira që shfrytëzohet si parking për autobusë, ora 12:00)

Festivali Ndërkombëtar i Këndimit “Prishtina Kids Fest”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 18:00)

Në kuadër të Festivalit të Teatrove, jepet shfaqja “Im atë donte Adolfin” nga Mehmer Kraja. (Teatri i qytetit, Gjilan, ora 19:00)