09:45 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / k.v

E diela me 32 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 32 aksidente trafiku prej të cilave dhjetë kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.

Po ashtu sipas policisë, gjatë ditës janë shqiptuar gjithsej 626 gjoba kundërvajtëse ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit./Indeksonline/