13:15 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

E dua të dashurën, por ajo…

Partnerja ime më nuk më do dhe kjo po më thyen zemrën rrënjësisht.

Ajo më tha se dashuria për mua është zvogëluar dukshëm nga sa ishte më parë.

Para tre viteve ne kemi filluar të bashkëjetonim. Ajo është 34 vjeçare dhe ka dy fëmijë të vegjël. Unë jam 32 vjeçar dhe qysh nga fillimi e kam ditur se këta dy fëmijë do të jenë pjesë e jona përgjithmonë.

Tani ajo thotë se fëmijët e saj nuk më duan mua dhe më kërkoi që të iki.

Ajo është dashuria e jetës sime dhe unë i ndihmoj asaj në çdo aspekt. Nuk dua që të largohem nga ajo por as nuk di se çfarë të bëj.

Përgjigja e psikologes:

Më vjen keq por nëse ndjenjat e saj kanë ndryshuar, ti nuk ke shumë mundësi për të bërë.

Ajo thotë se fëmijët e saj nuk të duan ty por ti a i do ata?

Ti je me ta për shkak të nënës së tyre.

Nëse nuk mund të ia dalësh më dy fëmijë të huaj atëherë më mirë bën që të shikosh për dikë që është në të njëjtën pozitë si ti, pa fëmijë./Indeksonline/