16:03 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

E eliminoi Gjilanin në çerekfinale, Gani Sejdiu ia dedikon fitoren gruas së tij të ndjerë

Skuadra e Drenicës e ka mposhtur Gjilanin në ndeshjen çerekfinale, të zhvilluar sot në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drenicakët mposhtën, Gjilanin me rezultat 2:1, të gjitha këto gola u shënuan në lojën shtesë, pasi që 90 minutat e rregullt nuk dhanë fitues.

Ishte Hasan Hyseni, ai i cili shënoi golin e epërsisë fillestare në shtesën e parë, ndërsa golin e dytë e realizoi Genc Hamiti.

Golin e nderit për skuadrën mysafire e shënoi, Fiton Hajdari një minutë para se të përfundonte ndeshja.

Në deklaratën pas ndeshjes, trajneri i Drenicës Gani Sejdiu ia dedikoi fitoren gruas së tij të ndjerë e cila vdiq në fillim të këtij viti, shkruan Indeksonline.

I pyetur se kujt ia dedikon këtë fitore ai u përgjigj: “Qytetit të Skënderajt dhe sidomos bashkëshortes e cila nuk është më në këtë jetë. E kam pas fanse të madhe gjatë karrierës time” – u përgjigj Sejdiu.

Drenica bashkë me Prishtinën janë dy gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Kosovës/Indeksonline/