14:53 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E fshehu shtatëzëninë dhe partnerin, tani Zajmina me fjalë emocionuese (Video)

Zajmina Vasjari është në pritje të fëmijës së saj të parë me biznesmenin Klodian Asllani. Çifti vajzën do ta pagëzojnë me emrin “Khole”, ndërsa këngëtarja para pak ditësh ka mbajtur edhe baby shoëer me shoqërinë e saj, shkruan Indeksonline.

Ndërsa përmes një video, përmbledhje e festës për festën e vajzës, Zajmina i ka dedikuar asaj disa fjalë emocionuese. Në këtë mesazh ajo ka përmendur edhe të dashurin e saj.

Ky është statusi i plotë:

“Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më i bukur dhe më i mrekullueshëm i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të marr në krahë, të të dua dhe të të mbroj për gjithë jetën time. Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem speciale gjatë kësaj periudhe magjike dhe më e rëndësishmja faleminderit që më bëre mama. Ky është muaji i fundit që presim që engjëlli jonë të vijë në jetë”, vazhdon dedikimin emocionues Zaimina teksa në fund të videos shfaqet duke kapur duart me partnerin”.